Lejon klientët të bëjnë rezervime automjetesh direkt në platformë, duke zgjedhur datat dhe preferencat e tyre. Ky funksion ofron konfirmime dhe mundëson menaxhimin e rezervimeve në kohë reale.
Bizneset mund të krijojnë dhe menaxhojnë profilet e tyre dhe të listojnë automjetet për qira. Ky funksion përfshin menaxhimin e tarifave, disponueshmërisë dhe përditësimin e informacionit të automjeteve.
Përdoruesit mund të kërkojnë dhe të filtrojnë automjetet sipas kriterieve si lokacioni, tipi, çmimi dhe disponueshmëria. Filtrat e ndryshëm ndihmojnë në gjetjen e automjeteve që i përshtaten nevojave të tyre.
Përmirësoni menaxhimin e rezervimeve tuaj me sistemin tonë që ofron njohuri mbi rezervimet e kaluara, aktuale dhe të ardhshme. Tani mund të shtoni rezervime, të krijoni kuota dhe të shënoni automjetet si të padisponueshme me vetëm një klik të vetëm. Zgjidhni përmbushjen e kërkesave tuaja dhe përmirësoni efikasitetin e menaxhimit të flotës në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë.
KONTAKTONë platformën tonë të menaxhimi t emakinave me qera , Rental Soft, klientët kanë mundësinë të gjejnë makina me çmime konkurruese dhe ofertat më të mira në treg. Ne ofrojmë një përvojë të thjeshtë dhe të shpejtë për të shfletuar dhe rezervuar automjete, duke u siguruar që çdo kërkesë të përmbushet me saktësi. Me një sistem të avancuar dhe informacion në kohë reale, ju mund të zgjidhni makinën që i përshtatet më së miri nevojave tuaja dhe të bëni rezervimin pa ndonjë stres.
Krijoni platformën tuaj të personalizuar dhe shpejtoni rritjen e biznesit të makinave me qira sot. Me integrim të plotë të veçorive më të avancuara në industrinë , ne ju ofrojmë një zgjidhje software-i të nivelit të lartë për menaxhimin dhe automatizimin e procesit tuaj të qirasë së makinave.
Bizneset fillojnë duke krijuar një profil, ku mund të shtojnë detaje për kompaninë dhe flotën e tyre të automjeteve.
Pasi biznesi te krijon nje profil ne kete sistem , vendos cmimet edhe disponueshmerine ai merr rezervime.
Bizneset mund të menaxhojnë rezervimet e bëra nga klientët, të krijojnë kuota dhe të përditësojnë statusin e automjeteve në kohë reale.
Platforma jonë ofron një mënyrë të thjeshtë dhe efikase për të menaxhuar flotën tuaj të automjeteve dhe për të përcaktuar disponueshmërinë në kohë reale. Shtoni automjetet, përcaktoni çmimet dhe disponueshmërinë, dhe mbani nën kontroll statusin e çdo makine.
Lexo Më ShumëMenaxhoni rezervimet dhe kuotat e automjeteve tuaj me lehtësi. Platforma jonë ofron një sistem të avancuar për pranimin, menaxhimin dhe gjenerimin e kuotave dhe faturave, duke ndihmuar në ruajtjen e rendit dhe efikasitetit në operacionet tuaja.
Lexo Më ShumëPërdorni raportet dhe analizat e avancuara për të marrë informacion të thelluar mbi performancën e flotës suaj. Identifikoni tendencat, mundësitë për përmirësim, dhe optimizoni strategjitë për të arritur rezultate më të mira dhe të ardhura më të larta.
Lexo Më Shumë